Zaharieva: Shpresoj që Bullgaria në mesin e shteteve të parave do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Zaharieva: Shpresoj që Bullgaria në mesin e shteteve të parave do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:04
Ekaterina Zaharieva

“Shpresoj që Bullgaria do të jetë një ndër shtetet e para që do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës për hyrje të Maqedonisë në NATO, pasi që është në interes nacional për Bullgarinë”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Bullgaria ka interes që Maqedonia të jetë aleat i ynë në NATO. E njëjta vlen edhe për hyrjen e Maqedonisë në BE”, tha Zaharieva.

Ajo theksoi se ratifikimi në Parlamentin e Bullgarisë mund të ndodh gjatë javës së ardhshme ose pas saj, me çka Bullgari do të jetë njëra ndër shtetet e para që  do ta ratifikojë marrëveshjen për hyrje të Maqedonisë në NATO.

Ndryshe, pas ratifikimit të Protokollit për hyrje të Maqedonisë NATO nga ana e Kuvendit të Greqisë, tani radha është që të zbatohen aktivitetet që i ka paralajmëruar Qeveria e Maqedonisë për kryerjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Qeveria tanimë ka formuar grup inter-resorial i cili do të duhet që të përpunojnë plan aksional nacional për zbatimin e masave dhe aktiviteteve, ndërkaq në afat prej shtatë ditëve institucionet shtetërore, pikat kufitare dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore do të duhet që t’i ndrrojnë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat