Ahmeti u përshëndet me Bejlin: I dashur mik, ke konak në shtëpinë dhe familjen time

Maqedonia

Ahmeti u përshëndet me Bejlin: I dashur mik, ke konak në shtëpinë dhe familjen time

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Ali Ahmeti dhe Xhes Bejli

Ahmeti dhe ambasadori Bejli bënë retrospektivë të bashkëpunimit katër vjeçar dhe të arriturave të vendit në këtë periudhë.

“Ahmeti shprehu mirënjohje për Ambasadorin Bejli dhe rolin e tij mbështetës për dalje nga kriza dhe hapërim drejt integrimit euroatlantik. Bejli ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të arriturat e sotme dhe Ahmeti u shpreh falënderues duke thënë që bashkërisht krizën e shndërruam në mundësi dhe atë mundësi e shfrytëzuam më së miri në dobi të qytetarëve. Në këtë periudhë, u mbyllën kontestet me Greqinë dhe Bulgarinë, u arrit barazia gjuhësore, de fakto jemi anëtar të NATO-s dhe urojmë që në qershor të marrim datën për fillim të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por mbetet akoma shumë punë për të bërë si për reformën në organet e sigurisë, administratës dhe sundimin e së drejtës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Në fund, Ahmeti theksoi që kur do që të kthehet për ta vizituar Maqedoninë, ambasadori Bejli do të gjen konak në shtëpinë dhe familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat