Osmani: Anëtarësimi në NATO, nxitje për progres edhe në integrime evropiane

Maqedonia

Osmani: Anëtarësimi në NATO, nxitje për progres edhe në integrime evropiane

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:45
Bujar Osmani

“Me siguri nuk ekziston kohë më të mirë për këtë takim, duke pasur parasysh edhe nënshkrimin formal të protokollit të NATO-s, me të cilën Maqedonia zyrtarisht u ul në karrigen e aleancës euro- atlantike” deklaroi Osmani në takim, duke theksuar këtë sukses si interes i përbashkët i të gjitha vendeve të NATO-s, dhe për të cilën shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e ShBA-ve në këtë proces.

“Maqedonia bëhet partner i besueshëm i SHBA-ve, fuqishëm e përkushtuar në promovimin e vlerave perëndimore, demokracinë dhe stabilitetin në rajon” deklaroi Osmani, duke përcjell mesazhin nga ana e Qeverisë për përkushtim drejt procesit reformues, në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të forta, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Osmani theksoi aktivitetet në Planin 18 reformues, si bazë për progresin edhe në procesin euro-integrues, duke e potencuar edhe pritjet tona edhe për një Raport dhe rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, si bazë në të cilën presim fillim të negociatave me BE-në këtë vit.

Në agjendën e sotme të Osmanit janë edhe vizitat e institucioneve më të mëdha amerikane, ku do të mbajë takim me Pol MekKarti, Drejtor rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan, Nënkryetar i Institutit Demokratik Nacional (NDI). Paraprakisht, Osmani mori pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve të njërës nga think-tank organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Gjerman Marshall” (German Marshal Fund), kishte fjalën e tij në temë: “Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim n NATO dhe BE” (Next Steps: Macedonia on the Road to Democratic Reform, NATO and EU Membership).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat