Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Maqedonia

Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:12
Talat Xhaferi

Në përbërjen e Delegacionit të kryesuar nga Xhaferi, do të jenë edhe anëtarët e grupit të deputetëve për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e grupit për bashkëpunim, Frosina Remenski, kryetari i grupit për bashkëpunim me Kuvendit e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e grupit për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës së punës, Xhaferi do të takohet me kreun e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me kryetarin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.

Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat