MPJ e Maqedonisë: Në “Gazetë zyrtare” do të publikohet data e hyrjes në fuqi të emrit të ri

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Në “Gazetë zyrtare” do të publikohet data e hyrjes në fuqi të emrit të ri

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:03
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njofton se do ta publikojë në “Gazetën zyrtare” datën e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese.

“Pas plotësimit të të gjithë kushteve ligjore për hyrje në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamenteve kushtetuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do ta publikojë në ‘Gazetë zyrtare’ datën e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese.

Më pastaj, siç njoftojnë nga MPJ, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dërgojnë letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të KB, ku do ta njoftojnë për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka përfundon kontesti bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Pas kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i njoftojë Sekretariatin e KB, vendet anëtare, vendet mbikëqyrëse të KB si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare ku Maqedonia bën pjesë për ndryshimet e bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat