Filipçe: Duam ta përshpejtojmë tenderin për Qendrën e re klinike

Maqedonia

Filipçe: Duam ta përshpejtojmë tenderin për Qendrën e re klinike

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, për “Kanal 5” deklaroi se shpreson në ndërtim më të shpejtë të Qendrës së re klinike në Gjorçe Petrov.

“Nëse shkojmë nëpërmjet mundësive të tashme për furnizime publike, përkatësisht nëse nuk sillen vendime ligjore, procesi do të ishte më i shkurtër”, tha Filipçe duke shtuar se funksionimi i kësaj Qendre klinike do të zgjas nga katër deri 5 vite.

Ai mohoi se Qeveria tashmë është në bisedime me një kompani nga Austria që do ta ndërtonte Qendrën e re klinike.

“S’janë bisedime për angazhim, por bisedime për konsultim dhe për marrjen e këshillave për të parë se si e bëjnë vendet tjera nga Evropa. Qendra e re klinike do të kushtojë nga 420 deri 480 milion euro”, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe mes tjerash tha se do të mbesin të funksion spitalet tjera ndërsa për të tjerat do të shqyrtohet të nxirret ndonjë përfitim ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat