Bazdnikin: Fushata anti-ruse e perëndimit vazhdon në Maqedoni

Maqedonia

Bazdnikin: Fushata anti-ruse e perëndimit vazhdon në Maqedoni

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:06
Ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Sergei Bazdnikin

Ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Sergei Bazdnikin sot akuzoi shtetet perëndimore për vazhdimin e, siç tha ai, fushatës anti-ruse në Maqedoni.

Ai theksoi se Moska beson se çështja e ndryshimit të emrit të Maqedonisë duhet të bisedohen në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Disa vende perëndimore, të udhëhequr nga ShBA-të, me të vërtetë e forcojnë ndjenjën anti-ruse në gjithë botë, duke u përpjekur që me me propagandën e tyre të tërheqin më shumë vende nga e gjithë bota, duke cekur solidaritetin atlantik”, deklaroi Bazdnikin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat