Austri, rrihet deri në vdekje një shqiptar nga Maqedonia

Maqedonia

Austri, rrihet deri në vdekje një shqiptar nga Maqedonia

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar nga Maqedonia vdiq si rezultat i një konflikti të ashpër që u zhvillua në provincën austriake Rehau në qytetin e Wakebruck, njoftoi policia austriake raportoi portali Laumat.

Shtetasi nga Maqedonia, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, vdiq në spital si rezultat i lëndimeve të pësuara gjatë rrahjes. Disa persona u plagosën dhe u dërguan në spital. “Një shtetas 29 vjeçar nga Maqedonia nuk u mbijetoi lëndimeve. Nëntë vetë u përfshinë në përplasjen fizike. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi “, tha prokuroria,” raportoi Laumat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat