Zgjedhjet në Maqedoni,filloi vëzhgimi i mediave

Maqedonia

Zgjedhjet në Maqedoni,filloi vëzhgimi i mediave

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Mediat

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) prej dje filloi me vëzhgimin e raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

“Vëzhgimin, do të kryhet sipas Metodologjisë për Vëzhgim të raportimit Mediatik gjatë Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimeve programore të televizioneve dhe radiove në procesin zgjedhor nga 07.02.2019”, thuhet në kumtesën e ASHMAA-së.

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklamim të paguar politik gjatë kohës së fushatës zgjedhore, janë të obliguar që në afat prej 5 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjes t’i konstatojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, në të cilat çmimi për sekondë për reklamim të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të llogaritur në 3 muajt e fundit, përpara ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat