LSDM: Janë siguruar 43 milionë denarë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe punësimin e të rinjve

Maqedonia

LSDM: Janë siguruar 43 milionë denarë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe punësimin e të rinjve

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Selia LSDM

Masat nga Plani Operacional për Punësimin për vitin 2019 ofrojnë mundësi për punësimin e të rinjve, përmes trajnimeve dhe rikualifikimeve të ndryshme. Përmes një prej masave, mbi 43 milionë denarë janë siguruar për zhvillimin e aftësive digjitale dhe hapjen e vendeve të reja të punës në këtë fushat për të rinjtë, thonë nga LSDM-ja.

“Kjo masë mbulon 1.323 të rinj të papunë deri në moshën 34 vjeçare, të cilët mund të punësohen përmes trajnimeve dhe rikualifikimeve. Është e rëndësishme që vendet e reja të punës, si dhe nevojat për rikualifikimie dhe përvetësim të aftësive dixhitale, janë përgatitur së bashku me punëdhënësit” thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se përveç kësaj, nëse një person i papunë nuk mundet ta shfrytëton këtë masë, ekziston mundësia për të përdorur programe dhe masa të tjera nga Plani Operacional për vitin 2019.

“Plani operativ për punësim për vitin 2018 u realizua për 95% dhe dha rezultate të shkëlqyera. Parashikohet që Plani Operacional për 2019 do të japë një rezultat edhe më të mirë, kryesisht për të rinjtë” thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat