Maqedoni, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Koçan

Maqedonia

Maqedoni, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Koçan

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:46
Policia e Maqedonisë, foto arkiv

Dy individë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Koçan të Maqedonisë.

Sipas asaj që njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së drejtimit të automjetit duke fluturuar jashtë rrugës.

Me veturën ka qenë duke ngas O.E. (35). Me lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari A.V. (20), kurse me lëndime më të lehta trupore bashkudhëtarët tjerë S.G. (40), M.L. (20) dhe J.A. (21) të gjithë nga Koçani.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, dhe është duke u punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat