Qeveria e Maqedonisë: Do ta heqim edhe pjesën e pasme të rrethojës së objektit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë: Do ta heqim edhe pjesën e pasme të rrethojës së objektit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Rethorja tek Qeveria e Maqedonis Veriore

Pas heqjes së rrethojës para objektit të Qeverisë ditën e enjte dhe të premte, nga Qeveria tonë se së shpejti do të hiqet edhe pjesa e pasme nga ana e lumit Vardar.

Ky shpjegim vjen pas shqetësimeve nga ana e qytetarëve se një vendim i tillë vjen vetëm për motive populliste, ndërsa pjesa nga pas, e cila nuk është e dukshme për publikun mbetet.

“Qeveria do të vazhdojë me heqjen e rrethojës së hekurt dhe në tërësi do të hiqet në periudhën e ardhshme”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.

Rrethoja që u vendos në vitin 2015 do të çohet në depo dhe do të vendoset se çfarë do të bëhet më të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat