Ish-ambasadori Filipov, do të dorëzojë kandidaturë për president shteti nga radhët e LSDM-së

Maqedonia

Ish-ambasadori Filipov, do të dorëzojë kandidaturë për president shteti nga radhët e LSDM-së

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:35
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Gjorgji Filipov

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Gjermani, Gjorgji Filipov, planifikon të dorëzojë kërkesë për kandidat për president të shtetit nga radhët e LSDM-së.

Ai informoi publikun për aktivitetet e planifikuara përmes një komunikate për shtyp.

“Të nderuar gazetarë dhe shtëpi të mediave, unë ambasadori Gjorgji Filipov, nesër më 11 shkurt 2019, e hënë, në bazë të shpalljes, do të dorëzoj kërkesë deri tek LSDM-ja si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë nga radhët e LSDM-së”.

“Me këtë rast ju ftoj në një konferencë shtypi të caktuar për 11 shkurt 2019, duke filluar nga ora 12:00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup. Do të jetë kënaqësi t’ju drejtohem dhe t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja”, thuhet në letrën e ish-ambasadorit Filipov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat