Largohet mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” nga ndërtesa qeveritare

Maqedonia

Largohet mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” nga ndërtesa qeveritare

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:20
Qeveria e Maqedonisë

Mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” është larguar nga fasada e ndërtesës qeveritare dhe pritet të zëvendësohen me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Sipas mediumeve maqedonase largimi i shkronjave është bërë gjatë natës, ndërsa sot nuk ka pasur asnjë aktivitet.

Këto ndryshime vijnë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, e cila u nënshkrua mes Shkupit dhe Athinës dhe që parasheh ndryshim të emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.

Gjatë ditës së djeshme me emrin e ri të shtetit është vendosur edhe tabela në kalimin kufitar në Bogorodicë, ndërsa pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ndërrohen gjitha tabelat me emrin e vjetër të shtetit.

Ndryshe, sot Greqia duhet të njoftojë Maqedoninë me notë verbale për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa hapi i radhës duhet të jetë që Maqedonia dhe Greqia së bashku ta njoftojnë OKB-në për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat