Ambasadori rus në Athinë: Anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit

Maqedonia

Ambasadori rus në Athinë: Anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:03
Ambasadori rus në Greqi, Andrej Maslov

Integrimi edhe i një vendi në NATO pa dyshim nuk mund ta përforcojë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan, thotë ambasadori rus në Greqi, Andrej Maslov në intervistën për portalin informativ “Sputnik”.

Ambasadori i Rusisë sqaron se ata si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit konsiderojnë se janë shkelur qartësitë ligjore në procesin e miratimit të marrëveshjes, lajmëroi korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Maslov shton se të dyja palët kanë arritur deri në marrëveshje, kanë gjetur emër të ri dhe kjo është çështje që ka të bëjë në të dyja palët “dhe duket se nuk ka asgjë të keqe në të”.

“Problemi, megjithatë është se procesi i zyrtarizimit të marrëveshjes ishte me shkelje serioze në të drejtën ndërkombëtare të njërit nga vendet. Referendumi për emrin atje ishte i pasuksesshëm. Edhe krahas kësaj, procesi i ratifikimit e injoroi verdiktin e pjesës më të madhe  të popullatës në vend. Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së – ndërsa edhe emri gjithsesi është në agjendën e Këshillit të Sigurimit nga viti 1993 – e thekson faktin se ishin shkelur qartësitë ligjore të proceseve për miratimin e marrëveshjes. Dhe gjithsesi, siç thash, pranim të tillë të përshpejtuar dhe të furishëm të vendit ballkanik  në NATO nuk mund të jetë faktor i stabilitetit”, thotë Maslov në intervistën për “Sputnik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat