Mësoni kur do të merren dokumentet me emrin e ri të Maqedonisë

Maqedonia

Mësoni kur do të merren dokumentet me emrin e ri të Maqedonisë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:18
Pasporta e R.M

Dokumentet personale me emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet, patentë shoferët etj., qytetarët do të munden t’i marrin pasi që, Qeveria ta publikojë në Gazetën Zyrtare datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht përdorimit të emrit të ri të shtetit.

Protokolli nga Athina pritet që sot të dërgohet në Shkup.

Në pyetjen se kur do të fillojë procedura që qytetarët të marrin dokumente të reja sipas emrit të ri, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski për “Meta” thotë se “pasi që të dërgohet nota e Athinës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, më pas MPB duhet që të shpallë thirrje për furnizim publik për dokumentet e reja”.

“MPB duhet të furnizojë pasaporta, dokumente. Nuk ka kufizim për atë, nëse derisa zgjat furnizimi i dokumenteve qytetarët do të munden të nxjerrin të reja, pasi që do të marrin dokumente sipas të vjetrat, të cilat më pas do të duhet që t’i ndërrojnë në afat prej 5 vjetëve”, u përgjigj Boshnjakovski.

Përndryshe, tanimë ka filluar ndryshimi i mbishkrimeve dhe tabelave të organeve shtetërore dhe Kuvendit, e para e ka nisur Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht sot në mëngjes i ka hequr shkronjat nga mbishkrimi në objekt “Qeveria e Maqedonisë” dhe pritet që e njëjta të zëvendësohet me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat