Me 10.02.2019 në ora 11.30 në udhëkryqin nga rrugët ‘Arkitekt Nikolla Dobroviq’ dhe rrugës ‘Hristo Tatarcev’ në Shkup, mopedi ‘Gilera stalker’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.I.(38) nga Shkupi e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë.
Pastaj është lënduar rëndë dhe S.I. është dërguar për t`u shëruar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.