Në objektin e Qeverisë nesër do të ngritet flamuri i NATO-s

Maqedonia

Në objektin e Qeverisë nesër do të ngritet flamuri i NATO-s

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:44
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Nesër prej orës 11 në oborrin e Qeverisë do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me rastin e ngjarjes, kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim në oborrin e Qeverisë.

Ndryshe, mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe ministrive, ndërkaq më pas duhet që të ndërrohen edhe nëpër objektet tjera shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat