Deponia toksike Lindan në Pelenicë do të rrethohet me gardh të lartë prej dy metrash

Maqedonia

Deponia toksike Lindan në Pelenicë do të rrethohet me gardh të lartë prej dy metrash

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:09
Deponia

Tenderi për vendosjen e gardhit në deponinë lindan në vendin Pelenica në Draçevë do të publikohet këto ditë, ndërsa gardhi do të vendoset në afatin më të shpejt të mundshëm, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për “Meta.mk”.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë, Ana Petrovska theksoi se specifikimet e gardhit janë gati dhe se është çështje ditësh kur do të shpallet konkursi.

“Gardhi do të jetë nga teli, dy metre i lartë dhe 350 metre i gjatë që ta përfshijë gjithë hapësirën në të cilën supozohet se ka lindan”, tha Ptrovska.

Edhe pse së pari u njoftua se deponia do të bëhet me gardh deri në fund të vitit, më pas u shty deri në fund të janarit. Petrovska beson se këtë do ta bëjnë së shpejti. Ky tender do të jetë furnizimi i parë publik i Ministrisë për këtë vit.

“Tani edhe koha përmirësohet, më parë kemi pasur problem me borën, nuk mundëm saktë ta përcaktojmë lokacionin. Ka mbetur çështje ditësh, kjo për Ministrinë është prioritet i lartë”, tha Petrovska për “Meta.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat