Boshnjakovski: Gënjeshtra janë lajmet se janë shkarravitur tabelat, ato ende nuk janë vendosur

Maqedonia

Boshnjakovski: Gënjeshtra janë lajmet se janë shkarravitur tabelat, ato ende nuk janë vendosur

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:28
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski demanton informatat që dolën në opinion se po rritet revolti tek qytetarët dhe se janë shkarravitur tabelat me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

"Është gënjeshtër se ka tabela të shkarravitura, tabelat e reja ende nuk janë vendosur askund", shkroi Boshnjakovski në Twitter.

Sipas procedurave të parapara, tabelat me emrin e ri kushtetues do të fillojnë të vendosen pasi në Gazetën Zyrtare do të publikohet se Greqia ka ratifikuar Protokolin Anëtarësues për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat