Qytetarët kërkojnë edhe nga ministrat e BDI-së të ndajnë 35 për qind të mjeteve për projekte shqiptare

Maqedonia

Qytetarët kërkojnë edhe nga ministrat e BDI-së të ndajnë 35 për qind të mjeteve për projekte shqiptare

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Ministri i Kulturës Asaf Ademi

Qytetarët shqiptarë mbeshtesin ndarjen e 35 per qind te mjeteve nga Ministria e Kultures per projekte shqiptare. Ata kerkojne qe edhe ministrite qe udhehiqen nga ministrat e BDI-se te tregojne guximin e Asaf Ademit dhe 35 per qind te mjeteve te ndajne per projekte shqiptare. “Nga Kumanova deri ne Struge jemi 35 deri 40 per qind shqiptar. Prandaj se paku 35 per qind e mjeteve nga te gjitha ministrite te ndahen per pjeset shqiptare”, thote Alushi nga Saraji.

Por edhe qytetaret me perkatesi maqedonase kerkojne te njejten gje. “Un jetoj ne lagje ku shumica jane shqiptar. Asgje nuk investohet ne lagjen time. Nuk e di a eshte shkaku pse shumica e fqinjeve te mi jan shqiptar, por ky diskriminim duhet te nderpritet”, thote Bllagoja, qytetar i rreth 70ve qe jeton ne Çair.

“Nuk eshte mire per shtetin qe nje pjese e kryeqytetit te ndertohet, e pjesa tjeter te lihet pas dore. Duhet investuar edhe ne pjesem tone. Nese jo 35, se paku 30 per qind”, shton ai.

Nderkohe ministri i kulturës Asaf Ademi ka thënë se reagimet e disa shoqatve dhe mediave maqedonase lidhur me programin vjetor të Ministrisë së Kulturës, nuk mbajnë. Ai ka hedhur poshte akuzat se Ministria e Kulturës nën drejtimin e tij ka favorizuar projektet shqiptare. “Unë jam munduar të jem sa më transparent nga dita e e parë që kanë marrë funskionin dhe i kam shpallur luftë krimit” ka thënë Ademi për të shtuar se gjithmonë do të mundohet që projektet nga ministria e Kulturës të shpërndahen në mënyrë të drejtë.

“Kërkojë që të vlejnë të njejtat standarde për të gjithë. Program më transparent asnjëherë nuk ka pasur. Projektet që i kam miratuar janë propozuar nga komisionet pranë ministrisë” është shprehur Ademi. Ai, ka thënë se sulmet kundër tij nuk janë korrekte.

“Pohimet e disa politikanëve, mediave apo shoqatave se vetëm shqiptarët kanë fituar projekte nuk janë të sakta. Megjithatë, unë nuk lejoj dikë që të del mbi ligjin” deklaroi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat