VMRO-DPMNE: Deputetja e LSDM-së me harxhime më të mëdha rrugore, e ka punësuar djalin në ELEM

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Deputetja e LSDM-së me harxhime më të mëdha rrugore, e ka punësuar djalin në ELEM

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:44
Deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska

Deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska, e njohur në opinion si rekorderja për harxhime të udhëtimit me vlerë prej 12.000 euro në vit, sipas informatave deri te të cilat ka ardhur VMRO-DPMNE, e ka punësuarin djalin e saj Viktor Stojçevski në ELEM.

“LSDM-së dukshëm pak i duken paratë e tenderëve, inovacionet kriminale dhe harxhimet rrugore, dhe kanë vendosur ta shtrydhin buxhetin me punësime të nënave, djemve, vajzave, nipave, motrave floktareve dhe familjarëve deri në brezin e shtatë”, tha në konferencë për shtyp zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

VMRO-DPMNE pyet nëse është e vërtetë se Viktor Stojçev është punësuar në ELEM.

“Pse pushteti e fshehu këtë punësim? Opinioni duhet ta dijë nëse djali i Miras është punësuar me konkurs publik? Edhe sa kandidatë të paraqitur ka pasur për këtë vend pune? Çfarë ka qenë djali i Miras – dizel, kandidat më i mirë se tjerët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat