Karaxhovski: Vaksinimi nuki është në nivel të kënaqshëm, 15.000 fëmijë duhet të vaksinohen

Maqedonia

Karaxhovski: Vaksinimi nuki është në nivel të kënaqshëm, 15.000 fëmijë duhet të vaksinohen

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Epidemiologu Zharko Karaxhovski

Vaksinimi në Republikën e Maqedonisë nuk është në nivel të kënaqshëm në mënyrë që të mbahet imuniteti mbrojtës prej 95 për qind tek popullata. Që të ndalet epidemia, 15.000 fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen, deklaroi sot epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë.

Theksoi se fëmija 13-muajsh nga fshati Pallaticë në rajonin e Tetovës, i cili vdiq në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të implikimeve të shkaktuara nga fruthi, ndërkaq i cili paraprakisht nuk ka qenë i vaksinuar, deri më 21 janar për shkak të vështirësive të tjera ishte transferuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ku është mjekuar, e më pas ishte kthyer në shtëpi.

“Në mbrëmjen drejt 9 shkurtit është transferuar në Klinikën infektive për shkak të pasqyrës tipike të fruthit. Meqenëse pasqyra klinike ka treguar gjendje shumë të vështirë, ai në orët e natës është kthyer në Klinikën e fëmijëve dhe ndërron jetë në orët e vonshme. Ky është rasti i tretë i vdekjes nga komplikimet nga fruthi në këtë vit kalendarik”, tha Karaxhovski.

Potencoi se përveç vaksinimit nuk ekziston medikament tjetër në korniza botërore që është i njohur për mjekësinë bazuar në dëshmi. Sipas tij, me abstenimin nga vaksinimi, prindërit e sjellin fëmijën e vet në rrezik të madh dhe bëjnë diçka për të cilën mund të pendohen tërë jetën.

Theksoi se vaksina MRP është nga Belgjika dhe është cilësore.

“Vaksinat janë marrë në kohën e VMRO-DPMNE-së, u shpenzuan dy vite dhe janë vaksinuar 40.000 njerëz, ndërsa 20.000 njerëz janë vaksinaur derisa LSDM është në pushtet. Nëse në këtë periudhë janë dhënë më shumën se 10.000 doza, a ka reagim”, pyeti Karaxhovski.

Shtoi se lidhur me gjendjen e fruthit sot takim do të mbajë Komisioni për sëmundje ngjitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat