Në pritje të mbishkrimit të ri, nesër para Qeverisë solemnisht do të ngritët flamuri i NATO-s

Maqedonia

Në pritje të mbishkrimit të ri, nesër para Qeverisë solemnisht do të ngritët flamuri i NATO-s

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:58
Në pritje të mbishkrimit të ri, nesër para Qeverisë solemnisht do të ngritët flamuri i NATO-s

Me ceremoni solemne nesër do të ngritët flamuri i NATO-s para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila së shpejti do të bartë emrin Republika Veriore e Maqedonisë.

Në solemnitetin, siç është njoftuar nga pres-shërbimi qeveritar, paraqitje do të ketë kryeministri Zoran Zaev.

Nga ndërtesa e Qeverisë është mënjanuar mbishkrimi Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe pritet që së shpejti të vendoset mbishkrimi i ri Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Athina sot pritet notë verbale me të cilën do të informojë Shkupin se janë ratifikuar Marrëveshja e Prespës dhe Protokolli për anëtarësim në NATO dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet juridike për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamentet kushtetuese, me të cilën fillon përdorimi i emrit të ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në Gazetën zyrtare do të publikohet data e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues.

Pastaj, Republika Veriore e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë do të dorëzojnë letër të përbashkët deri te sekretari gjeneral i OKB-së me të cilin e informojnë sekretarin e përgjithshëm Antonio Guteresh për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare me të cilin i jepet fund kontestit disadekadësh bilateral mes dy shteteve. Pastaj, për ndryshimin e emrit do të informohen edhe Sekretariati i OKB-së, shtetet anëtare, shtetet vëzhguese të OKB-së si dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Nga Qeveria nuk presin probleme nga institucionet shtetërore gjatë përdorimit të emrit të ri të shtetit.

Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve që nënkupton se tabelat do të shkruhen edhe në gjuhë shqipe pasi siç tha më parë zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, "shqiptarët janë mbi 20 për qind në nivel shtetëror”.

Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe Njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me publikun të institucioneve shtetërore dhe publike do të marrin kahe për përdorimin e emrit kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat