Ministria e Kulturës së Maqedonisë: Konkursi nuk do të anulohet, por para do të përfitojnë edhe projektet tjera

Maqedonia

Ministria e Kulturës së Maqedonisë: Konkursi nuk do të anulohet, por para do të përfitojnë edhe projektet tjera

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Ministrinë e Kulturës

Anëtarët e komiteteve në Ministrinë e Kulturës kanë filluar të shqyrtojnë kërkesat e refuzuara, pas shkaktimit të një stuhie reagimesh për shpërndarjen e parave publike në kulturë.

Nga Komisioni botues, folklorike, vizuale dhe dramatik thanë se do të shqyrtojnë kërkesat që janë refuzuar dhe se kanë para në buxhet. Vetëm nga komiteti ndërdisiplinor thanë se nuk do të ketë projekte të reja të aprovuara.

Nga ky komision, i kryesuar nga Leonora Sejdiu, thanë se “nuk është konfirmuar gabime teknike dhe Komisioni mbetet në përzgjedhjen e projekteve të përzgjedhura më herët”. Nuk ka projekte të reja të aprovuara. Nga atje shtojnë se gjatë shpërndarjeve të parave ata gjithashtu kanë marrë parasysh edhe datën e regjistrimit të kompanive.

Shpërndarja e parave nga buxheti për mbështetjen e projekteve nga kultura u kritikua edhe për shkak të faktit se një pjesë e kompanive të cilat kanë përfituar para, kanë qenë të formuar vetëm disa ditë para se të shpallet konkursi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat