Thirrjet e Hanit dhe Vajgelit për reformat. Ruzhin: KE po bëhet gjithnjë e më rigoroze

Maqedonia

Thirrjet e Hanit dhe Vajgelit për reformat. Ruzhin: KE po bëhet gjithnjë e më rigoroze

Nga: Z.M Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:22
Nano Ruzhin

KE po bëhet gjithnjë e më rigoroze në zbatimin e kërkesave të saj, thotë profesori universitar, Nano Ruzhin. Sipas tij, zgjedhjet presidenciale nuk duhet të jenë shkas për zvarritjen e këtij procesi, ndërkaq zgjedhjet parlamentare në BE nuk janë shkas për shqetësim, pasi administrata në Bruksel vazhdon qasjen dhe angazhimin me të njëjtin interes.   

“Praktikisht Maqedonia do të duhet të shndërrohet në një fabrikë reformash në të gjitha fushat, konform parimeve të Kopenhagës. Dhe këto parime janë shumë rigoroze. Ashtu siç kalon koha, KE po bëhet gjithnjë e më rigoroze dhe me kritere më të disiplinuara, kështu që për Maqedoninë rruga bëhet më e vështirë se sa për shembull për Rumaninë, Bullgarinë apo Kroacinë.”,- tha profesori universitar, Nano Ruzhin.

Zgjedhjet presidenciale në prag të vendimit për të marrë datën për fillimin e negociatave, do të jenë testi më i freskët për zbatimin e Kodit elektoral dhe të drejtës për të zgjedhur.   

“Zgjedhjet presidenciale do të jenë test i llojit të vet për respektimin e të drejtës së qytetarëve të RM-së që të vendosin pa ndikime, pa shantazhe dhe në mënyrë transparente, gjithsesi, për dallim nga vitet e mëparshme, fushata negative, ose fushatat që përbënin presion mbi votuesin janë në dimensione më të vogla, nuk ka protesta të organizuara para selisë së opozitës dhe media nën presion”,- theksoi profesori universitar, Nano Ruzhin.

Ditëve të fundit, eurokomisari Han dhe eurodeputeti, Ivo Vajgel, kanë kërkuar progres të dukshëm në reforma deri në qershor. Sipas profesorit Ruzhin, Maqedonia do të duhet të intensifikojë reformat në fushën e gjyqësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në fushën e drejtësisë sociale dhe në demokratizimin e mëtejshëm të mediave./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat