Librat fyes për shqiptarët nuk korrigjohen, sipas ministrit “do të nxiten tensione etnike”

Maqedonia

Librat fyes për shqiptarët nuk korrigjohen, sipas ministrit “do të nxiten tensione etnike”

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:48
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi

Ende nuk dihet se kur do të korrigjohet pjesa fyese për shqiptarët në librat e historisë dhe gjeografisë të gjimnazit të reformuar në Maqedoni. Me përdorimin e librave në fjalë, Portalb.mk shkroi se është duke u bërë shkelje e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm. Por, sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani nuk është koha të bëhet korrigjimi.

Ademi duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk për atë se kur do të korrigjohen librat e historisë dhe gjeografisë në të cilat ka të pavërteta historike dhe po fyen shqiptarët, tha se nuk është koha të nxiten tensione etnike, sepse këto janë “plagë të vjetra.”

“Unë them se tash nuk është koha dhe as që ka atmosferë të tillë që të nxisim tensione etnike. Këto janë tema të vjetra, edhe plagë të vjetra nga më parë, nga disa vite dhe këndej, se në atë libër shkruan ashtu, në këtë libër shkruan kështu”, tha ministri Ademi.

Ai nuk jep garanci se kjo do të bëhet gjatë revidimit të librave në Komitetitn e Përbashkët Maqedoni – Greqi – Bullgari, proces që tanimë zhvillohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat