Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor do të stabilizojë rajonin

Maqedonia

Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor do të stabilizojë rajonin

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:12
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot deklaroi se zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor do ta forcojë Aleancën dhe do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit dhe shteteve ballkanike.

Stoltenberg para takimit të Këshillit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, ku për herë të parë do të merr pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, kujtoi konfliktet e armatosura që gjatë viteve 90-ta të shekullit të kaluar ndodhën në territorin e Ballkanit Perëndimor.

“NATO kishte rol kyç në zgjidhjen e atyre konflikteve, në ndaljen e luftërave dhe në stabilizimin. Akoma ekzistojnë shumë pengesa dhe probleme, por është inkurajues fakti që kemi anëtare vendet si Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedoninë e Veriut të ardhshëm”, tha Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s nesër dhe të enjten do të kenë takim në Bruksel, ndërsa një nga temat do të jetë edhe misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s me Ushtrinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat