Fruthi, filloi vaksinimi i foshnjave 6 muajshe

Maqedonia

Fruthi, filloi vaksinimi i foshnjave 6 muajshe

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:50
Foto Ilustrim

Vdekja e tre foshnjave si pasojë e fruthit nuk ka rritur interesimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinën MRP. Nga 15 mijë fëmijë, vetëm 6.500 janë vaksinuar, numër ky që nuk kënaq autoritetet. Qytetarët e anketuar nga ALSAT me qëndrime të ndryshme ndaj vaksinave. Disa të shqetësuar me përhapjen e epidemisë kanë nxitur për të vaksinuar fëmijët e tyre, ndërsa disa të tjerë akoma refuzojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre edhe pse sipas mjekëve mos-vaksinimi rrezikon edhe fëmijët e tjerë.

A e vaksinuat fëmijën? Jo, për momentin është i sëmurë, kur do shërohet do ta vaksinoj”.

A i vaksinuat fëmijët? Po, me vaksinën MMR. Çfarë moshe është fëmija? Dy vjeç e gjysmë”.

A e ka pranuar fëmija vaksinën MRP? Po, në kohë”.

” Unë nuk jam për vaksinim, të ju them sinqerisht.  A e ka marrë MRP vaksinën fëmija? Jo ende. Sa vjeçare është? Nëntë vjeçe. Përse? Sepse as unë deri më tani nuk e kam pranuar dhe asgjë nuk më ka ndodhur. Mendoj se çështja e këtyre vaksinave flitet apo shtrohet për tu fshehur diçka tjetër”. – janë shprehur prindërit e intervistuar për Alsat-M

Në Klinikën Infektive në Shkup gjatë 24 orëshit të kaluar janë kontrolluar shtatë pacientë me fruth, dy prej të cilëve janë ndaluar për hospitalizim. Ndërkaq për momentin të shtrirë janë 21 persona. Dy fëmijë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë. Deri në fund të kësaj jave do të bëhet vlerësimi për tu mësuar se sa është numri i të pa vaksinuarve apo të vaksinuarve me një dozë, tek moshat shkollore. Ndërsa nga java e ardhshme pritet të fillojë vaksinimi në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat