Delegacioni qeveritar në takim me delegacionin e Zyres së NATO-s për lidhje në Shkup

Maqedonia

Delegacioni qeveritar në takim me delegacionin e Zyres së NATO-s për lidhje në Shkup

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Delegacioni qeverita

Para ngjarjes së sotme të ngritjes së flamurit të NATO-s, ku morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në vend, atashe ushtarakë, deputetë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe politike dhe përfaqësues të organizatave qytetare, ndërkaq në të cilën foli kryeministri Zoran Zaev, parapriu takimi bilateral i delegacionit të Qeverisë me delegacionin e Zyres së NATO-s për lidhje në Shkup, kryesuar nga shefi i Zyres, Zoran Jankoviq, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Kryeministri Zaev theksoi se vendimi i pavarur dhe sovran për anëtarësim në NATO është arritje historike për shtetin dhe realizim i dëshirës dhe aspiratës së të gjithë qytetarëve të atdheut tonë, i cili së shpejti do ta mbajë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Ky është kontribut drejt paqes dhe stabilitetit të mbarë rajonit, ndërsa për shtetin krijon kushte pozitive për zhvillim ekonomik”, theksoi kryeministri Zaev, kumtoi sot shërbimi qeveritar për shtyp. Ai falënderoi Aleancën e NATO-s për mbështetjen e vazhdueshme, vizitat e shpeshta dhe inkurajimet.

Njëkohësisht, Zaev shprehi gatishmëri që si vend anëtar, shteti ynë të kontribuojë në mënyrë të barabartë në obligimet të cilat vijnë me anëtarësimin.

Shefi i Zyres së NATO-s për lidhje në Shkup, Jankoviq shprehi kënaqësi për shkak të anëtarësimit të vendit tonë në NATO,, duke shtuar se kjo është me rëndësi edhe për Aleancën, të ketë edhe një vend-anëtar i cili i ndan vlerat, bindjet dhe qëllimet e saja strategjike.

Siç nënvizohet në kumtesë, bashkëbiseduesit u dakorduan se vendi, i cili së shpejti do ta mbajë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së kaluar ka treguar se është e përkushtuar dhe e gatshme të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe se është e përkushtuar ndaj reformave në mbrojtje dhe në sistemin politik.

Bashkarisht u konstatua se hyrja në NATO do të ketë efekte pozitive edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin  Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat