Në Kërçovë do të ndërtohet objekti i papërfunduar i spitalit

Maqedonia

Në Kërçovë do të ndërtohet objekti i papërfunduar i spitalit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Kërçova

Në Kërçovë do të fillojnë aktivitetet ndërtuese për përfundimin e objektit të spitalit në këtë qytet. Punët priten që të fillojnë në prill ose maj të këtij viti.

Këtë e paralajmëroi gjatë vizitës së sotme sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë Vladimir Milloshev, i cili sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm dhe Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, me çka realizoi takim me drejtoren e Spitalit Biljana Nastevska dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Xhabir Bajrami.

“Ministria e Shëndetësisë po bën përgatitje serioze rreth vazhdimit të punëve ndërtimore në objektin e papërfunduar dhe përfundimin e tij komplet. Tashmë jemi në fazën e fillimit të fazës së dytë të përfundimit të objektit, ndërsa përfundimi i tij do të kushtojë rreth 300.000.000 denarë ose pesë milionë euro, ndërsa punët priten të fillojnë në prill ose maj të këtij viti dhe objekti i njëjtë pritet që të finalizohet në afat prej dy vite e gjysmë”, deklaroi sekretari shtetëror Milloshev.

Ai shtoi se në takim kishin biseduar edhe për procesin e reformave të cilat i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë, rreth bashkimit të këtyre institucioneve, aty ku do të tregojnë analizat se është arsyeshme dhe e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat