Privohet nga liria një person nga Shkupi pas përpjekjes së tij për ta djegur shtëpinë e tij

Maqedonia

Privohet nga liria një person nga Shkupi pas përpjekjes së tij për ta djegur shtëpinë e tij

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një person nga Shkupi është dërguar në spital pasi u privua më parë nga liria, për shkak se është sjell në mënyrë agresive dhe u përpoq të djeg shtëpinë e tij në Gjorçe Petrov.

“Më 11.02.2019 në ora 21:00 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, gjashtë persona nga rruga ‘Mali Sharr’, kanë paraqitur se fqinji i tyre P.S (29) është sjell në mënyrë agresive dhe ka thyer shtëpinë e tij dhe është përpjekur ta djeg”, thonë nga MPB.

Nga policia thonë se person P.S është privuar nga liria dhe me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Ata shtojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat