Zaev: S’është koha e mirë për zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

Zaev: S’është koha e mirë për zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:59
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev para fillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të partisë së tij deklaroi se “nuk është koha e mirë për zgjedhje të parakohshme kuvendare, por nuk dëshiroj të ndikoj ndaj anëtarëve tjerë të Komitetit Ekzekutiv”.

Në lidhje me kandidatin për kryetar shteti deklaroi se do të përpiqen të bisedojnë më të gjithë për kandidat konsensual dhe jo vetëm me partnerin e koalicionit.

Në mbledhje e sotme, Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së pritet të sjell vendim për zgjedhjet e parakohshme kuvendare bashkërisht me ato për kryetar shteti. Gjithashtu, në mbledhje, mund të bisedohet edhe për kandidat konsensual për kryetar shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat