Seanca të dy komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Seanca të dy komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Kuvendi i Maqedonisë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë seanca do të mbajnë dy komisionet kuvendare, të cilat do të shqyrtojnë disa propozim-ligje.

Në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane do të shqyrtohen propozim-ligji për kundërvajtje në lexim të dytë, propozim-ligji për konteste administrative në lexim të dytë dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata, po ashtu në lexim të dytë.

Ndërsa në seancën e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të ketë debat publik për propozim-ligjin për ekzekutimin e sanksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat