“Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” edhe në shqip, ja kufijt se ku do të vendosen tabelat e reja

Maqedonia

“Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” edhe në shqip, ja kufijt se ku do të vendosen tabelat e reja

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:19
Tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

Tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e shkruar edhe në shqip do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të rajoneve ku shqiptarët nuk përbëjnë 20 për qind.

Megjithatë në shumicën e vendkalimeve kufitare do të vendosen tabelat e reja në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në përputhje me ligjin për gjuhët, doganat e Maqedonisë së Veriut tabelat e reja do ti vendosin në pikat kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Tabanoc, Jazhincë dhe pikat e tjera ku shqiptarët në ato zona përbëjnë mbi 20 për qind. Kjo masë duhet të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat