Probleme shëndetësore për Edmond Temellkon, anulohet seanca për rastin “Titanik”

Maqedonia

Probleme shëndetësore për Edmond Temellkon, anulohet seanca për rastin “Titanik”

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Edmond Temellko

Gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik” për parregullsitë zgjedhore është anuluar për 27 shkurt për shkak të problemeve shëndetësore e të akuzuarit Edmond Temellko.

Gjyqtari Osman Shabani tha se me një letër të dërguar më 12 shkurt 2019 është informuar se Edmond Temellko nuk do të mund të marrë pjesë në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.

Avokati mbrojtës i Temellkos tha se i akuzuari është shtruar në spital në Strugë.

Ndërsa i akuzuari tjetër Ilija Dimovski e ka njoftuar gjykatën se më datë 13 dhe 21 të këtij muaji nuk do të mund të marrë pjesë në seanca, sepse si shef i delegacionit të Kuvendit do të marrë pjesë në Asamblenë kuvendare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat