Maqedonia për herë të parë ulet në tryezën e NATO-s

Maqedonia

Maqedonia për herë të parë ulet në tryezën e NATO-s

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Radmilla Sheqerinska dhe Jens Stoltenberg

Për herë të parë Maqedonia do të marrë pjesë dhe do të ulet në tryezën e NATO-s. Më këtë rast përfaqësuesja e Maqedonisë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme.

Nga ana tjetër sekretari i NATO-s, Sotltenberg tha se sot është një ditë e madhe që ju kemi këtu si përfaqësuesen e 30-të të NATO-s, por ajo ditë do të jetë edhe më e madhe kur të përfundojë ratifikim i plotë nga të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.

“Është kënaqësi e madhe t’ju kem këtu për herë të parë, të ftuar si përfaqësues të vendit tuja në selinë e NATO-s. Gjithashtu është kënaqësie që nuk do t’ju thërrasë me emrin e gjatë, por me emrin e ri të vendit tuaj Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për të gjithë ne, prandaj vlerësojmë impenjimin dhe suksesin tuaj në implementimin e plotë të Marrëveshjes, ju dhe lidershipin e qeverisë tuaj. Pashë se dje ngritët flamurin e NATO-s në selinë e qeverisë dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë duke ngritur flamurin tuaj në ambientet e jashtme të NATO-s së bashku me 29 vendet e tjera. Sot është një ditë e madhe por do të jetë me e madhe kur të gjitha vendet anëtare do ta kenë ratifikuar protokollin dhe ju do të jeni këtu me të drejta të plota- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s”, tha Stoltenberg.

Ndërsa, Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes, tha se ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme, pasi edhe në Ballkan dhe në Maqedoni me vullnet dhe përkushtim arrihet gjithçka së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat