Rrokullisja e autobusit, nis dërgimi i të lënduarve për në spital

Maqedonia

Rrokullisja e autobusit, nis dërgimi i të lënduarve për në spital

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 18:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus.

Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit.

Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.

Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. 

Akoma nuk dihet nëse ka viktima gjatë këtij aksidenti. Ekipet mjekësore tanimë kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në  Qendrën Klinike të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat