Kryetari i PDSH-së, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë se marrëveshja me Greqinë për emrin e këtij vendi nuk e ndryshon identitetin e shqiptarëve atje.
“Shqiptarët do të quhen shqiptarë. Identiteti i shqiptarëve është lidhur gjithmonë me identitetin kulturor kurse te sllavët në atë territorial. Askush, as SHBA, nuk kemi dashtë që të mohojmë identitetin maqedonas. Ne pa ndërpre kemi mohuar tendencën e maqedonasve ta ngritin shtetin e tyre etnik në aspektin territorial”, ka thënë Thaçi.
“Shqiptarët e kanë përparësinë e identitetit kulturor, pastaj kanë rreth vetes dy shtete nacionale dhe kombëtare, Shqipërinë dhe Kosovën”, është shprehur ai në Zona B.
Ai ka thënë se skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, është e shkapërderdhur e që sipas tij do të duhej të tkurrej në vetëm dy grupacione.
“Pjesëmarrja jonë në Qeveri kishte të bënte me numrat pasi që në nivel shifrash ajo qëndronte në 61-62. Ne mund të dalim tash nga qeverisja. Po të mos ndodhte marrëveshja me Greqinë dhe anëtarësimi në NATO do të ishte e pakuptimtë a merr pjesë në qeveri ose jo. Forcat politike shqiptare janë bërë pikë e pesë. Skena politike shqiptare në Maqedoni shumë shpejt do të kalojë pozitë-opozitë”, ka theksuar ai.
Sa i përket përdorimit të Gjuhës Shqipe, Thaçi ka thënë se ka një problem.
“Kemi telashe me pasaporta. Pasaportat zyrtare janë vetëm në gjuhën maqedone”.