Qeveria e Maqedonisë në mbledhje të jashtëzakonshme pas aksidentit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë në mbledhje të jashtëzakonshme pas aksidentit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 00:39
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshëm sonte në ora 22:30 pas aksidentit të rëndë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, me ç’rast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev nesër në mëngjes do të vizitojë të shtruarit në spital, si dhe është paralajmëruar se dita e nesërme do të shpallet ‘Ditë Zie’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat