Zaev dhe ministrat e tij anulojnë të gjitha vizitat jashtë shtetit për shkak të aksidentit

Maqedonia

Zaev dhe ministrat e tij anulojnë të gjitha vizitat jashtë shtetit për shkak të aksidentit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 00:43
Zoran Zaev

Vizita e kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikolovski në Tikvesh është anuluar për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën Shkup-Tetovë ku si pasojë humbën jetën 13 persona.

Për sonte, siç njoftoi zyra e kryeministrit, ishte planifikuar një mbledhje e jashtëzakonshëm e qeverisë për aksidentin tragjik, ndërsa kryeministri Zaev është planifikuar të vizitojë nesër të lënduarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat