Kreu i opozitës maqedone, Hristijan Mickoski ngushëllon familjarët pas tragjedisë që sonte tronditi Maqedoninë, kur autobusi me shumë pasagjerë u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë duke humbur jetën 14 persona.
“Me keqardhje të thellë dhe mosbesim kam marrë lajmet e tmerrshme për aksidentin e trafikut me autobus.
Ngushëllime të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën.
Lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit nga kjo fatkeqësi e tmerrshme.
VMRO-DPMNE me kapacitet e saja të disponueshme është në dispozicion për të ndihmuar.