Kuvendi i Malit të Zi do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Kuvendi i Malit të Zi do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Qeveria e Malit të Zi konfirmoi se ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është dorëzuar në Kuvend për ratifikim me procedurë të jashtëzakonshme.

“Qeveria e Malit të Zi në seancën e parë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Prespës e ka konfirmuar propozim ligjin për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe atë e ka dorëzuar deri tek Kuvendi për miratimin e saj me procedurë të jashtëzakonshme”, njoftojnë nga Qeveria e Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, në mesazhin e tij thotë se me këtë gjest Mali i Zi konfirmon mbështetjen e deritanishëm për vendin ton, e cila do të bëhet faktor për stabilitetin në rajon dhe perspektivë së saj euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat