Nga kompania “Durmo Turs” flasin për aksidentin fatal

Maqedonia

Nga kompania “Durmo Turs” flasin për aksidentin fatal

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:55
Foto

“Automjetet e tona janë të sigurta, të servisuara rregullisht dhe kanë të gjitha licencat e nevojshme”. Kështu janë shprehur nga kompania e autobusëve Durmo Tours, autobusi i së cilës u aksidentua një ditë më parë në autostradën Shkup-Tetovë.

Ata më tej shprehin ngushëllime për familjet e viktimave dhe rikuperimin të shpejtë për të lëmtuarve.
“Dita fatale e djeshme është një tragjedi e madhe për kompaninë, për të plagosurit, për familjet e të ndjerëve dhe për të gjithë vendin. Nuk kemi fjalë për ngushëllimet e të vdekurve dhe familjeve. Ne ju dëshirojmë të lënduarëve shërim të shpejtë. Presim që institucionet të dalin me një analizë dhe hetim përfundimtar të shkaqeve të aksidentit tragjik” u shprehën nga “Durmo Turs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat