Hasani: Tre pacient janë në gjendje kritike

Maqedonia

Hasani: Tre pacient janë në gjendje kritike

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:01
Foto

 Tashmë është zbuluar edhe identiteti i personave që humbën jetën në aksidentin e një ditë më parë në autostradën Shkup-Tetovë, kur autobusi i udhëtarëve u rrokullis në afërsi të fshatit Llaskarcë. 14 është numri zyrtarë i viktimave nga aksidenti tragjik ndërkohë që 5 persona mbeten në gjendje të rëndë.

Dy raste kritika janë në spitalin 8 shtatori në Shkup, ndërsa tre raste tjera në Klinikën për reanimacion dhe kujdes intenziv pranë Qendrës Urgjente, kurse gjithsej janë hospitalizuar 37 pacient. Drejtori i Urgjencës pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Ilir Hasani për Tv Alsat tha se tre persona në këtë klinikë janë në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat