VMRO-DPMNE nesër do të vendos për kandidatin e saj për president

Maqedonia

VMRO-DPMNE nesër do të vendos për kandidatin e saj për president

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:01
VMRO-DPMNE

Një javë pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, partia kryesore e opozitare e VMRO-DPMNE-së, do të publikoj nesër kandidatin për president të vendit.

Ai do të zgjidhet në konventë në të cilën duhet të marrë një të tretën e votave të 551 delegatëve. Midis nëntë kandidatëve brenda partisë për njeriun e parë të shtetit, numri më i madh i votave pritet të jepen për profesoreshën Gordana Siljanovska dhe deputetin Vlladimir Gjorçev.

Ndërsa partia në pushtet kandidatin e saj për president ka njoftuar se do ta publikoj më 3 mars. Nga atje e lënë të hapur mundësinë për një kandidat konsensual me BDI-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat