Ambasada e SHBA-ve apel qytetarëve amerikan: Shtohet rreziku nga ISIS

Maqedonia

Ambasada e SHBA-ve apel qytetarëve amerikan: Shtohet rreziku nga ISIS

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:10
Flamuri amerikan

Nga ambasada e SHBA-ve njoftojnë se ekziston rrezik i madh për sulme terroriste nga ISIS në Maqedoninë e Veriut. ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara.

“Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-ve inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat