MPB, priten detaje nga aksioni i zhvilluar kundër ISIS-it

Maqedonia

MPB, priten detaje nga aksioni i zhvilluar kundër ISIS-it

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:52
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme pas shumë orëve nga operacioni i gjerë anti-ISIS, ashtu siç u paralajmërua përmes një komunikate, nuk ka dhënë as edhe një detaj, duke mbajtur të fshehura detajet se çfarë po përgatitej. Jozyrtarisht mësohet se janë arrestuar kryesisht persona nga Shkupi, por edhe dy  persona nga Kumanova. Ndërsa detajet e tjera jozyrtare flasin edhe për persona të ndaluar nga qytete tjera, për shumicën e të cilëve janë shqiptuar masa paraburgimi.

Sipas një komunikate mbrëmë vonë të MPB thuhet se policia ndërmori masa operativo-teknike dhe bastisje në disa lokacione lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e shtetit tonë nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetës të organizatës terroriste ISIS.

“Ministria e Punëve të Brendshme, pas njohurive operative të këmbyera paraprakisht me një vend partner, lidhur me plane dhe qëllime potenciale për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të SHI-së, zbatoi masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizuesve të mundshëm dhe kryerësve potencial të sulmit. Me qëllim të pengimit të sulmit terrorist dhe realizimit të funksionit preventiv, Ministria e Punëve të Brendshme përpunoi plan të masave dhe aktiviteteve, për çka siguroi urdhëra adekuate për zbatimin e tyre”, informojnë nga MPB.

Pas urdhërave të marrë në disa lokacione në territorin e shtetit janë kryer bastisje me ç’rast janë marrë mjete dhe pajisje të cilat janë të lidhura me sulmin e mundshëm. Nga Ministria informojnë se vazhdojnë të kryejnë veprime, masa dhe aktivitete me të cilat punohet në sigurimin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat