MPB: Nuk ka asgjë të diskutueshme nëse pronari i “Durmo Turs” ka kryer inspektim nëpërmjet ndonjë kompanie tjetër të tij

Maqedonia

MPB: Nuk ka asgjë të diskutueshme nëse pronari i “Durmo Turs” ka kryer inspektim nëpërmjet ndonjë kompanie tjetër të tij

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:11
Foto

 

Sipas MPB-së, do të ishte kundërthënëse nëse stacioni i kontrolleve teknike kryejnë inspektim të automjeteve të tyre, gjegjësisht nëse ato janë të njëjtës kompani.

Dispozita të tilla japin mundësinë që dy kompani të ndryshme, por me të njëjtin pronar, të mund të posedojnë automjete nëpërmjet një kompanie, ndërsa të kryejnë inspektimin teknik të tyre nëpërmjet një kompanie tjetër.

“Sipas dispozitave të Ligjit për automjetet, personi juridik “AMZ Gostivar” nuk mund të kryejë inspektim teknik të automjeteve të veta, por mund të kryejë inspektim teknik të automjeteve në pronësi të një personi tjetër juridik”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Makfax”.

Në këtë rast automjetet regjistrohen si pronë e agjencisë turistike “Durmo Turs”, ndërsa kompania “AMZ Gostivar”, me të njëjtin pronar, është përgjegjës për inspektimin e tyre teknik.

Nga Ministria e Brendshme thanë se ata kanë kryer kontrolle mbi stacionin e inspektimit teknik “AMZ Gostivar”, dhe i fundit ishte në gusht të vitit të kaluar. Ata nuk tregojnë nëse kanë gjetur shkelje të ligjit gjatë inspektimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat