OBRM-PDUKM sot zgjedh kandidatin e saj për kryetar shteti

Maqedonia

OBRM-PDUKM sot zgjedh kandidatin e saj për kryetar shteti

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:25
Foto

551 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin 9 kandidatë për që u paraqitën në konkursin partiak. Në kandidaturë për kryetar shteti garojnë Gordana Siljanoska Davkova, Vllatko Gjorçev, Filip Petrovski, Goran Angellov, Ilija Dimovski, Sasho Kulteshovski, Nikita Shekutovska, Vasko Kostov dhe Gjorgji Manaskov.

Kandidatët do të kenë nga 15 minuta për ta paraqitur vizionin e tyre para delegatëve e më pastaj do të shkohet në votim.

Për kandidat të zgjedhur, sipas rregullores së partisë, konsiderohet kandidati i cili ka më tepër vota, po jo më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm të delegatëve. Nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton numrin e nevojshëm apo kandidatët kanë numrin e njëjtë të votave, votimi përsëritet. Në votimin e dytë marrin pjesë dy kandidatët me më shumë vota në votimin e parë, ku më pastaj zgjidhet kandidati i cili do të merr më shumë vota në votimin e dytë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat